Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta. Sipas MeteoAlb, në mesditë do shtohen vranësirat në zonat jugore dhe lindore duke sjellë shira afatshkurtër. Ndërkohë, veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht. Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button