Lajme

Lezhë/ “Benzi” humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të një shtëpie, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë- Rrilë. Policia njofton se shoferi i një “Benzi” humbi kontrollin e mjetit duke u përpasur me murin rrethues të një banese aty pranë. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Policia ka njoftuar se shoferi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ndodhet në spital, duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë, shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button