Bota

Policia meksikane gjen 20 trupa në një pus, mister vrasja e tyre

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Meksikë. Mësohet se të paktën 20 trupa janë gjetur pa jetë në një pus, pranë një shtëpie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Omealca të Veracruz. Autoritetet përkatëse në një komunikatë për mediat bënë me dije se trupat ishin vendosur në një thellësi prej 30 metrash.

Sipas policisë, zbulimi i trupave ishte në një mënyrë krejt rastësore, teksa po bëheshin inspektime në pusin në fjalë. Ndërkohë, hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar vdekjen e këtyre personave, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button