Lajme

Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të ri, rikthehet PD por pa Berishën

Ditën e sotme do mbahet seanca e parë e Kuvendit të ri. 140 deputetët e zgjedhur në 25 prill do zënë vendet e tyre në Kuvend, ndërsa do drejtohet nga deputetja e PS, Luljeta Bozo. Kujtojmë se e përzgjedhura e PS për të drejtuar parlamentin është Lindita Nikolla, por kjo e fundit duhet të propozohet nga 15 deputetë. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit pritet të mbahet nesër.

Ndërkohë ka të reja në Partinë Demokratike. Kjo parti rikthehet në kuvend pas djegies së mandative 2 vite më parë, por rikthimi do jetë pa ish- kryetarin Sali Berisha. Ky i fundit u përjashtua nga partia një ditë më parë.

Në një komunikatë për mediat, Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Basha tha se Nga ana tjetër, dje në një dalje për mediat Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button