Lajme

Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira kalimtare dhe alternime kthjellimesh. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button