Kosova

Zgjedhjet lokale më 17 tetor, BE do dërgojë vëzhgues në Kosovë

Më 17 tetor do mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, për këtë, Bashkimi Europian ka vendosur të dërgojë në vend vëzhgues. Mësohet se kjo ka nisur fillimit nga një kërkesë të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se ka emëruar deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, shef të misionit vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë.

“Për të tretën herë, ne do t’i vëzhgojmë zgjedhjet komunale në Kosovë përmes një misioni të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Besoj se prania e këtij misioni do të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, si dhe të ndihmojë reformat e nevojshme zgjedhore për të ardhmen. Presim që të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për të forcuar procesin zgjedhor, në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e misioneve tona”, tha Borrell.

Sipas një njoftimi të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur tashmë në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button