Lajme

Kafen e mëngjesit zëvëndësojeni me këtë çaj, trupi juaj do ju falenderojë

Nutricionistët këshillojnë konsumimin e çajit hibiscus për të ulur presionin e gjakut. Sipas tyre, këtë çaj zëvëndësojeni me kafenë, dhe shumë shpejt do e vini re përmirësimin. Studimet kanë treguar se çaji hibiscus ul presionin e gjakut te njerëzit që janë në hipertension, ose në fazën e parë të presionit të lartë të gjakut.

Revista Journal of Nutrition njofton se Hibiscus sabdariffa është treguar shumë e aftë për uljen e tensionit sistolik për 7.2 mmHg dhe atij diastolik për 3.2 mmHg. Efekti i hibiskusit në parandalimin e tensionit të lartë arterial konsiston në vazodilatim (zgjerimin e enëve të gjakut).

Për të ulur tensionin, duhet të bini në peshë, të ulni sasinë e kripës që konsumoni, të bëni më shumë stërvitje dhe të hani shëndetshëm, por të dhënat tregojnë se po të shtoni dhe çajin hibiskus në rutinën tuaj ditore, mund të merrni më shumë përfitime, krahasuar edhe me rezultatet e ilaçeve kundër tensionit të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button