Lajme

Pa asnjë rrëmujë, Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër, pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë këtë post për herë të tretë radhazi. Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë, Edi Rama bëri betimin në Kuvend, dhe Meta duke mos humbur shumë kohë, dekreton këtë post. Por ka marrë shumë vëmendje se dekretimi i kryeministrit është bërë pa asnjë rrëmujë, ironi apo reagim në rrjetet sociale.

Dekreti:

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT/ Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Dekretoj:

Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button