Lajme
Yuri Kim nderon viktimat e 11 shtatorit: Do i kujtojmë gjithmonë miqtë si Shqipëria

Nuk ka munguar përkujtimi i viktimave të 11 shtatorit në SHBA nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale ajo nuk harron të kujtojë Shqipërinë si aleate më e mirë e SHBA-së.
Ne nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetët në 11 shtator 2001 dhe ata patriotë që dhanë jetët në mbrojtje të vendit tonë që prej asaj dite. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë aleatët dhe miqtë, si Shqipëria, që kanë qëndruar krah nesh gjithë kohën”, shkruan Kim.
Kujtojmë se më 11 shtator, 2001, sot 20 vite më parë, terroristët sulmuan Kullat Binjake, duke shkaktuar pothuajse 3 mijë viktima.