Show-Biz

A do rikthehet më në televizion? Luana Vjollca ka një lajm për publikun e saj

Planet e saj për “Shiko Kush Luan” kanë qenë shumë mister këtë sezon. Moderatorja 30-vjeçare nuk ka dhënë asnjë detaj këto muaj, siç çdo vit ka bërë dhe kjo ka rritur interesin e publikut të saj. Në një “ask” që moderatorja bëri së fundmi, ajo tregoi se ka marrë shumë pyetje lidhur me rikthimin e saj në televizion.

Teksa admiron dhe falenderon publikun e saj, Luana Vjollca më në fund ktheu një përgjigje.

“Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!”, shkruan ajo.

Aktualisht Luana Vjollca po bën pushime në Mykonos.

U përfol se 30-vjeçarja këtë shtator do martohet me të dashurin e saj, por si duket ka qenë një thashethem, pasi edhe Luana kurrë nuk e konfirmoi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button