Lajme

Merkel sot në Serbi, 400 policë dhe njësia antiterroriste do kujdesen për të

Angela Merkel do e mbyllë turneun e lamtumirës në Ballkanin Perëndimor. Sipas mediave gjermane, kancelarja gjermane do mbërrijë sot në Serbi për të qëndruar 1 ditë, më pas për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, sa i përket udhëtimit në Serbi, mësohet se kancelarja gjermane po pritet nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel.

Sipas mediave ndërkombëtare, do kujdesen për sigurinë e Merkel 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë, 400 policë,10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, ekipe zjarrëfikësisht dhe mjekë. Ndërkohë në Shqipëri ajo do pritet nga kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button