Lajme

Situata në spitalet COVID, numri i shtrimeve ka shkuar në 15 në ditë, mes të infektuarve dhe gra shtatzëne

Një panoramë të përgjithshme të situatës së pacientëve të infektuar me COVID-19 në dy spitalet e dedikuara për virusin.

Skëndaj bën me dije se rreth 15 të shtruar në ditë është bilanci aktual i shtrimeve në dy spitalet. Në spitalin COVID 1, aktualisht janë të shtruar 110 pacientë, nga 120 që është kapaciteti, ndërsa vlen për t’u theksuar se mes të infektuarve janë dhe gra shtatzëne.

Nuk ka autoambulanca me pacientë brenda, çka dëshmon që situata është e qetë, por s’ka qenë e tillë mbrëmjen e djeshme. Në 24 orët e fundit, numri i urgjencave shëndetësore që mbërrijnë në spitalin COVID 1, shkon nga 13 në 15 e po kaq janë dhe shtrimet. Në të dy spitalet, COVID 1 dhe 3, aktualisht janë 180 të shtruar. Ka mes të shtruarve dhe pacientë që janë shtatzëne. Madje ka prej tyre dhe që kanë lindur, ndërkohë që foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pra kemi të formave komplikacioneve në mushkri të gratë shtatzëne. Ne para disa ditësh raportuam se ka të shtruar në COVID 1, tre pacientë, respektivisht 21, 23 dhe 26 vjeç.

Nga MSH nuk pati reagim për këto pacientë, si dhe nga ministria nuk tregohet mosha e pacientëve që marrin trajtim. Në spitalin COVID 1 janë 110 të shtruar, nga 120 që është kapaciteti, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në spitalin COVID 3. Pra kemi një rritje të shtrimeve në ditë që shkon në 15 shtrime ditore, por ka dhe një dalje të madhe të pacienteve nga spitalet”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button