Lajme

Covid-19 në SHBA, raportohen 2.624 të vdekur në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri në SHBA është rritur në 672.658, prej të cilëve 2.624 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universiteti i Johns Hopkins. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 41,99 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,48 milionë raste të konfirmuara dhe 67.221 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 211 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 180,5 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button