Lajme

Sa hapa në ditë duhet të bëni për të shmangur vdekjen e parakohshme?

Pragu për të përfituar sa më shumë nga ecja do të ishte në fakt 7,000 hapa në ditë, një qëllim që sigurisht është më i lehtë për t’u arritur për ata që udhëheqin një mënyrë jetese ulur dhe shpesh nuk kanë kohë dhe mënyrë për të kapërcyer 3,000-4,000 hapa në 24 orë.

Jo se 7,000 hapa në ditë është një numër magjik, as një total që nuk duhet të tejkalohet, por sipas studiuesve të Universitetit të Massachusetts që kryen hulumtimin e ri, kjo mesatare do të zvogëlonte ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht nga intensiteti i hapit, dmth numri i hapave në minutë.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit regjistruan numrin e hapave të ndërmarrë në ditë nga mbi 2,000 njerëz (mosha mesatare 45 vjeç), duke vlerësuar vëllimin ditor të hapave të ndërmarrë nga 2005 në 2018.

Mesatarisht, ndjekja ishte 10.8 vjet për secilin pjesëmarrës dhe, në mesin e atyre që ndërmorën të paktën 7,000 hapa në ditë, studiuesit vunë re një ulje të rrezikut të vdekshmërisë së parakohshme midis 50 dhe 70% në krahasim me pjesëmarrësit që nuk e kaluan atë prag.

Sipas autorëve të hulumtimit, arritja e qëllimit prej 7,000 hapash në ditë jep mbrojtje maksimale kundër vdekshmërisë dhe, pas një pragu të caktuar, hapat shtesë nuk duket të kenë ndonjë efekt të dobishëm, të paktën në këtë rezultat specifik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button