Lajme

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë, edhe këtë të hënë do ketë vranësira duke sjellë reshje shirash. Sipas MeteoAlb, shirat do jenë në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndryshe do jetë në zonat bregdetare të vendit, ku moti do jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta.

Pjesa e dytë e ditës, duke përfshirë mbrëmjen, moti do përmirësohet. Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button