Lajme
Çmendet” 67-vjeçari në Durrës, i vë flakën banesës dhe përfundon në spital

Një 67-vjeçar ka tentuar të djegë banesën e tij në fshatin Perlat, në Manëz të Durrësit. Gjatë ngjarjes ai ka marrë lëndime. 67-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.