Lajme

Durrës, shpërthen bombola e gazit në lokal, plagoset pronari dhe klientja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:45 në Kallm të Durrësit ku një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Mësohet se fillimisht, bombola e gazit ka patur rrjedhje dhe më pas ka shpërthyer ndërsa të plagosur kanë mbetur pronari i lokalit, shtetasi M.B 28 vjeç dhe klientja shtetësja M.k 35 vjeçe. Të dy të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacione paraprake

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B. Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button