Lajme
Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës në katin e 6 të një pallati. Menjëherë pas ngjarjes i mituri është dërguar në spital ku edhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.