Lajme

BIOGRAFIA

BIOGRAFIA
Fitore Haklaj ka lindur më 30.11.1973 në Deçan, shkollën fillore e kreu në Isniq, duke vazhduar të mësmën në Deçan ku vitin e fundit e kreu bashkë me shokët e shoqet nëpër oda private, për të vazhduar në Prishtinë në Fakulltetin Ekonomik.
Qysh e vogël e deshti pikturën ,muzikën,vallëzimin e shkrimet, ku në shkollën fillore në klasën e 8 moren pjesë nga shkolla e saj 4 nxënës në gara të recitimit që u mbajtën në Deçan të përcjellur nga prof, tashmë i ndjerë Maxhun Tishuku, ku arriti të marrë vendin e tretë. Fitorja recitoj poezinë “Bukuria e Tanushës”.
Ishte shume e dashur për të gjithë, e shumë e konsideruar nga mësuesja e parë, e pastaj edhe nga profm Maxhuni që Fitorja e kujton më shumë mallë e respekt. Në vitin 1998 shkoj në Itali, ku më shumë vështërsi filloj të bëjë një jetë larg familjes edhe tokës se vetë, ku ështe e lidhur shumë. Në vitin 2000 i lindi djali, fëmiu i parë, që ajo është shumë e lidhur më të, e ajo thotë që është dobësia ime, që fëmijët e saj janë motivi më i madh për jetë.
Gjatë kësaj kohe Fitorja filloj të pikturoj me ngjyra vaj në bez, ku kreu disa kurse për disa vite më shumë suksese, ku u paraqit me disa mostra të pikturës bashkë me kolegët e saj, dhe arritën një sukses të konsiderushëm, ku edhe sot e kësaj dite piktura nuk mungon tek Fitorja. Gjatë këtyre viteve filloj të punoj e studioj në Itali, ku për pesë vite të tëra punoj në Emergjencë dhe vazhdoj ta kryej atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite.Shoqëria ishte edhe mbetët një forcë në shpirtin e saj.
Në vitin 2015 filloj studimet në një shkollë private, ku mori diplomën si “sekretare të mjekut”.
Po jeta Fitores i dhuroj edhe një vajzë në vitin 2006, që ajo është drita e syve të mi thot Fitorja.
Tash që nga viti 2019 Fitorja jeton në Zvicer bashkë me familjen e saj që ajo e quan të bekuar, ku jeton, dhe mirret me pikturë edhe shkrime.
Fitorja thotë unë mbi të gjitha jamë nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem piktore e poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim e sakrificë e madhe e më ndihmën e shumë atyre personave që më dojnë edhe i dua, jam ku jam, fal këmbënguljes sime e përkrahjes se madhe nga familja e shoqëria, ku unë e mendoj gjithmonë jetën në pozitivitet edhe arrihen sukseset.Në vitin 2019 iu botuen këto vëllime poetikenga shtëpia botuese Meshari, “Shpirti peshon”, “Peizazh në zemër”. Ndërsa vëllimi poetik, “Melodi vargu” është vëllimi i tretë me poezi i poetes Fitore Haklaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button