Lajme

Këtu “ligjin” e bëjnë femrat, njihuni me qytetin e rrallë në Brazil

Në Brazil është qyteti i Noiva do Cordeiro dhe e veçanta në këtë vend është se aty jetojnë vetëm gra. Mediat shkruajnë se qyteti u themelua në vitin 1891 nga një grua, Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore.

Mësohet se gratë në këtë qytet kanë rregullat e tyre, sistemin e tyre të punës dhe jetës. Aktualisht aty ka 600 njerëz, mbizotërojnë gratë dhe shumë pak janë burra. Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.

Ky vend i pazakontë ka faqet e veta në rrjetet sociale ku shfaqen herë pas here reklama për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale. Të gjithë anëtarët e gjinisë më të fortë me të cilët komunikojnë janë të afërmit e tyre.

Krejt papritur, ato janë të interesuar vetëm për beqarët që janë gati të pranojnë rregullat e tyre femërore dhe të përshtaten me një mënyrë të re të jetës. Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button