KosovaLajmeOpinioneRajoni

Kolazh – Florina Yzellari

Kolazh

 

Pershndetje lexues te “ Zeri I shqiptarit”. Sot dua te ndaj nje situate aktuale ,qe per te gjithe po behet teper shqetesuese dhe kjo me teper per moshen e trete dhe personat me aftesi ndryshe , pagesat e ulta qe marrin nuk mund te mbulojne as nevojat me te nevojshme te tyre . Nga ana tjeter , korupsioni I madh qe ekziston ne vendin tone shkon deri tek produktet me te nevojshme jetike. Kesaj radhe po sjell nje ngjarje nga nje qytet turistik i cili me bukurine e tij dhe me dy dogana duhej qe edhe ekonomia e qytetareve te ishte e kenaqeshme .Mudesh te kaloja ne nje zone te qytetit te mbushur me vizitore dhe me qytetare te vete te zones. Po ndiqja me sy nje grup zonjash qe u ulen ne nje tavoline duke I kerkuar leje kamarierit. Kamarieri,nje djale rreth te njezetave, teper I edukuar I cili me miresjellje u tha te vazhdonin punen e tyre,se si duket I njihte.Pasi u ulen ne tavoline njera nxori, nga canta qe mbante ne krahe , nje object te vogel te sajuar si burim nxehtesie , xhezven e kafese , nje pako kafe ,filxhanet dhe nje shishe uje . Filluan te pregatisnin kafene aty ne natyre nenhijen e blireve dhe vazhdimin e bisedes , si duket te nisur qe me pare.

 

-“Sikur I bejne me te medha keto luget e kafese, apo me ka lene mendja mua”: dhe I hedh nga dy luge,

 

“Edhe filxhane nuk dalin sa dilnin dikur. Pakoja e kafese qe bleva kete here mu mbarua shume shpejt.”

 

-“ Kurse mua mu mbarua shume shpejt larsi I rrobave, mbase e kam tepruar me masen”:thote tjetra .

 

-“Uh uh, edhe buka sikur mbarohet me shpejt. E kam humbur fare moj gra”:hidhet e treta.

 

-“Joo edhe makaronat nuk shtojne me si me pare e as fasulet . Eh, kohe qameti!”

 

-“ Mua , nuk di pse keto kohe me jane futur ne uje rrobat , te gjitha te ngushta jane .” Shoqja e katert qe nuk kishte folur deri ate cast thote se edhe boja e flokeve I del shume shpejt, ska me duk asgje.

 

Keshtu, qajne hallet e dites ne tavoline teksa rrufisin edhe piken e fundit te kafese dhe me gishtat e mpakur hapin portofolet bosh mesa duket as pensioni spaska pasur duk fare . Shohin njera- tjetren ne sy dhe mbledhin supet e lodhur nga pasha e viteve . Pyetjet pa pergjigje u qendrojne si kurore mbi ballin e rrudhur. Vete akuzohen, nuk guxojne te fajesojne matrapazet qe luajne me gramaturat si lojtaret e bixhozit. Imagjinoni,korrupsioni qe ka arritur deri tek pakoja e kafese . Kjo tavoline zonjash ne pension , programi me I pa trukuar, pa protagonist te paguar te ndare ne dy kampe pro dhe kundra, emision qe do te merrte pa frike miliona klikime .

 

F.Y

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button