Lajme

Kultivonte bimë narkotike pranë banesës, pranga 54-vjeçarit në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 54-vjeçar, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Gj.K u kap në flagrancë, në afërsi të banesës së tij.

Lezhë/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button