Lajme

Një tërmet 5.8 ballë lëkund Australinë, dëmtohen shumë ndërtesa

Juglindja e Australisë është goditur nga një tërmet 5.8 ballë, duke dëmtuar disa ndërtesa në Melbourne. Mësohet se lëkundja u ndje në orën 09:15 sipas orës lokale të mërkurën, me epiqendër Manfield.

Mediat vendase bëjnë me dije se nuk ka dëme serioze, ndërsa mësohet se tërmeti u shoqërua me dy postslëkundje, njëra me magnitudë 4.0 dhe tjetra me magnitudë 3.1.

Kryeministri i vendit Scott Morrison tha se tërmetet janë të pazakonshëm në Australi dhe ata mund të jenë një event shumë bezdisës.

Shërbimi i Emergjencave në shtetin e Viktorias dha alarmin për qytetarët të jenë të kujdesshëm nga mundësia për postlëkundje të tjera. “Në qoftë se ndodhet në Viktoria, ju jeni në rrezik. Në pritje të postlëkundjeve, rrini larg banesave të dëmtuara. Shmangni lëvizjen me makinë, përveç rasteve emergjente”, njoftuan autoritetet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button