Lajme

Dritan Dajti përfundon në spital, ka shfaqur sërish probleme shëndetësore

Dritan Dajti është dërguar një natë më parë me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Kujtojmë se Dajti po vuan dënimin e tij në Peqin, duke bërë që rruga deri në Tiranë të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Dritan Dajti u infektua me Covid-19, duke i sjellë komplikacione shëndetësore. Për këtë autoritetet e burgut lejuan që ai të transportohet në Tiranë për të marrë mjekimet e duhura.

Ndërkohë, Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009 teksa gjyqi ndaj tij vijon e zvarritet prej vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button