Show-Biz

Noizy i dedikon një këngë Florian Markut, boksieri e falenderon

Florian Marku, boksieri shqiptar është gati për ndeshjen që do luajë për titullin IBF International. Marku pritet që të ndeshet performojë para 70 mijë shikuesve në Tottenham Stadium në Londër. Këtë arritje të boksierit e ka vlerësuar Noizy, një ndër reperët më të mirë në Shqipëri.

Mësohet se Noizy i ka bërë një këngë Markut, të cilën ky e fundit e vlerëson shumë. Përmes një story në Instagram, boksieri falenderon reperin. “Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua.

Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku. Fillojmë me Tottenam stadium në 70 mijë publik Faleminderit vëlla, Noizy. Po vjen”, ka shkruar Marku.

Ndërkohë, këtë postim, Noizy e ka ripostuar, duke i shkruar: “Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”, u shpreh Noizy në ripostimin e bërë në InstaStory.

Po në atë natë, do të jetë edhe ndeshja në peshat e rënda e Anthony Joshua kundrejt Aleskendar Osyk. Kjo përballje ishte planifikuar të mbahej më 7 gusht, por u anulua për shkak të lëndimit që pësoi 28-vjeçari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button