KosovaLajmeRajoni

BEKË BERISHA-KANDIDAT SERIOZ PER KRYETAR TE KOMUNES SE ISTOGUT…!!!

Shkruan: Muhamet Cetta

(Sipas programit te Bekë (Ramë) Berishes, per arësimin dhe edukimin në këtë rrethinë të Podgurit, thotë se “Nxënësit në shkolla dhe jashtë tyre duhet të kenë sigurinë nga mësuesit dhe prindërit e tyre, dhe jo të ruhen nga njerezit e shërbimeve të ndryshme të sigurimeve fizike …etj.”)

Duke shëtitur nëpër fshatra dhe qytete të Republikes së Kosovës, arrita të bindem për afërsisht për qëndrimet e qytetarëve, preokupimet e tyre, dhe dëshirat edhe për zgjedhjet lokale, të parapara për datën 17 tetor 2021!

Ta zëmë, në komunën e Istogut, disa kandidatë për kryetar ose asambleistë, janë viktima të partive që ju përkasin, ngase i duan me shumë si njerez dhe kanditatë të devotshëm se sa të emruar nga partitë e ndryshme?!
Për shembull, duke u shëtitur dhe kontaktuar qytetarë dhe qytetare në ketë rrethinë te Istogut ose të Burimit siq e quajnë disa pas luftës, diskrepancat në mes të individëve dhe të partive të ndryshme nga të cilat dërgohen, ose emrohen, janë të mëdha?!

Pra, ka kandidatë të devotshëm për kultivimin e demokracisë në të gjitha fushat e jetës, por, të cilët nga elektorati, humbin simpatinë se i përkasin kësaj ose asaj partie politike! Ndërkaq, të këtillët si të pavarur e kan të vështirë te arrijnë qëllimit të fitojnë vota!
Ke edhe raste të kundërta, kur njerëzit në këtë komunë, e votojnë kandidatin për kryetar ose asambleist, se i për ketë Rugovizmit të vërtetë, ose kreahut të Rezistencës së armatousr, si vazhdimësi ose me prejardhje nga UCK-ja!

PSE PREFEROHET BEKË BERISHA PËR KRYETAR TË ISTOGUT…DHE PSE JO?!!

Preferohet sepse është patriot, bir i një patrioti i të madhit Ramë Bekë Berisha, tash i ndjerë i cili ishte halkë në sy për shovinistët serbë dhe të “myhybëve” të tyre shqipfolës!
Bekë Berisha si shumë i ri ishte edukuar në frymën patriotike shqiptare, dhe ishte për herë kombëngulës, i vendosur trim, besnik për premtimet e dhëna!!!

Po bisedoja me një mikun tim dhe bashkëatëdhetar mbi 30 vite në Francë, Avdyl Avdylajn, veprimtar i njohur për cështjen mbarëkombëtare ne Francë, përkatësisht në Alzasin e Francës, i cili kishte qëndruar tash e mbi tre muaj në Istog dhe nëpër Kosovë!
Në një kafene të Istogut e cila quhej ose njihej si “Kafja e Rugovëve”, po shkëmbenim mendime të lira, rreth situatës aktuale në këtë komunë, dhe normalisht edhe për zgjedhjet lokale që na presin më 17 Tetor 2021!
Shumë mësova se si elektorati ose individë të caktuar se si i ndërrojnë qëndrimet e tyre të mëparshme, krahasuar me këto aktuale, e lërë më kur të arrijnë te kutia e votimit!!!
Unë si autor i këtyre vshkrimeve po ia përmendja disa opinione që kisha krijuar për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, por edhe për pushtetin dhe opozitën në nivelin Qendror të Republikës së Kosovës!
Sa ishin shkëmbime tona të qëlluara, aq ishin prezente në mes nesh edhe kontradiktat tona?!

Po flisnim për Istogun me rrethinë si Bastion i LDK-së së dr.Ibrahim Rugovës!Kishim kontradikta të arësyeshme!
Për shembull, duke rënë përktrahja e elektoratit të LDK-së në këtë komunë përshkak të korrupsionit, kjo parti kandidon Ilir Feratin për kryetar, i cili është i biri i Fadil Feratit ma madhështor i kësaj komune për dy mandate!
Fadili kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë, ishte i dashur dhe i rrespektuar nga qytetarët e kësaj komune!
Pas tij kryetar I LDK-së erdhi Haki Rugova nje inxhinjer i mire i Ndërtimtarisë, i familjes së ngusht dhe të gjërë te dr.Ibahim Rugovës, dhe të cilit prindët dhe kusherinjë tjerë ishin masakruar nga forcat serbe!
Për çdo dhembje dhe ngushëllime e lavdi për ta!
Por, kjo nuk don të thotë se është i kësaj apo asaj familje dhe të jetë i aftë ose i sinqertë për kryetar të një komune, sic është istogu, deri tash bastion I LDK-së!Mendimi im ishte se as në rastin e parë dhe as të dytë LDK-nuk ia ka qëlluar, por si duket elektorati ynë akoma s’është I vetëdijshëm dhe guximtar?!
Pastaj po flisnim për një patriot dhe veprimtar të devotshëm Bekë Ramë Berishën, të cilin pasi e “morëm nëpër gojë” e thirrem në kafenenë e quajtur e Rugovëve, i cili erdhi pa asnjë kompleks, dhe tha se “ne të gjihë e kemi një qëllim-pa marrë parasyshë partitë ose ideologjitë politike”.
Sa bukur u soll?!
Pra njeriun duhet ta njohësh nga afër që të mos bësh përçarje me thashetheme!!!Avdyl Avdylaj iu drejtua “Bekë a më ke thënë a do ma jepsë votën për kryetar, dhe a të kam thënë jo…?!”
Po iu përgjigj Beka duke shtuar se vota ipet ose jo me vullnet, dëshirë dhe arësye…Por, shtoi Avdyl Avdylaj “tani më është ndërruar mendja, nuk jam ku isha fokusuar dhe ndjej një mjegull”.
Në takimin tjetër Avdyl Avdyli më tha “Shkurt Istogut i duhet një kryetar sikurse që është Bekë Berisha, sepse është aktiv, vrapon me sinqeritet pas qytetarise dhe besa është edhe i guximshëm në vendimet e tija…”
Edhe, këtu krijova bindjen për një simpati ndaj Bekë Berishës, nga Avdy Avdylaj, i cili përherë ishte me LDK, dhe themelues i degës së parë në Francë, në Montbeliard..i cili pas popullaritetit të Albin Kurtit, me arësyet e veta llogjkike, u bë përkrahës i denjë i tij…
Edhe unë, kisha krijuar simpatinë ndaj Albin Kurtit si njeri i ditur, patriot dhe i pa korruptuar, sepse për 20 vite Kosova u satanizua nga vjedhja dhe korrupcioni?! Dhe unë i thash “Avdyl , kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Istogut është i aftë dhe i ditur, por s’ është karismatik dhe i njohur për qytetarët e kësaj ane, prandaj ndonëse i konfirmuar nga Albin Kurti, e ka të vështirë të fitojë për kryetar të Istogut, sepse kjo rrethinë ngelet bastion I LDK-së dhe tani edhe i AAK-së…dhe nëse LDK nuk fiton pa balotazh kryetarin, në balotazh do të shkojë me AAK-në, mendimi im personal”.
Avdyl Avdylaj mu përgjigj :”Jo mos thuaj asgje! Edhe Podujeva ishte bastion I LDK-së por e mori Vetvendosja…”

Konkretisht! Bekë Berishën e duan qytetarët e kësaj ane jo se është i AAK-së mbase, por si zë i vertetë i qytetarëve të kësaj ane, ka programe të arësyeshme dhe optimal, sidomos për arësimin dhe edukimin…
Aq sa qëndruam në kafen e quajtur të Rugovëve, Bekë Ramë Berisha, na mahniti me aspiratat te tij për qytetarinë e Komunës së Istogut!
Ja thjënjët e tij “ Për nxënësin ska më roje të sigurimeve të ndryshme, që kushtojnë!
Atë do ta garantojnë mësuesit dhe prindët…”
Në biseda të ndryshme sikurse që ishte Naim Elshani –Legjenda i shpëtuar dhe i shkatërruar në Masakrën e Staradranit …Na tha se “Beka i përketë një familjeje patriotike dhe të guximshme dhe anipse është krijuar bindja se Istogu është bastion LDK-së, nuk është surprizë fitorja e Bekë Berishës, për Kryetar të Istogut!!!
Rreth një gjysë ore sa qëndrova në zyrat e AAK-së dhe të stafit te zgjedhur të kësaj partie në Istog, pashë vetëm të rinjë dhe të reja kryesisht të devotshëm për tu bërë zë i fortë i qytetarisë…
Por, më ra në vesh edhe biseda e zgjatur dhe e disahershme e Bekë Berishës, kandidat për kryetar të Istogut , me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj!!!
Me sa e kuptova, Beka kishte marrë iniciativën ti pajtonte dy familje, atë të Musollëve të Gurakocit (të besimit katolik) me një familje Arifaj?!
Për çfarë u binda ditën e nesërme kur u publikuan në media pajtimet në mes të musollëve dhe Arifajve, në prezencën e Ramush Haradinajt dhe të Bekë Berishës!
Ndryshe thënë, Bekë Berisha ka arritur t’i pajtojë disa familje të kësaj komuneje në mes tyre, prandaj është i dashur dhe patriot për elektoratin istogas!!!

I urojmë Bekë Berishës Fitore, sepse ka përkrahjen qytetare të komkunës së Istogut, se Bekë Ramë Berisha, më së shumti-…!!!

(M.C.)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button