Lajme

3 zakone të përditshme që zvogëlojnë stresin

Ka shumë arsye që mund të shkaktojnë ankth dhe stres. Pavarësisht nga stimuli që shkaktoi ankthin tonë të brendshëm, ka zakone të caktuara që mund t’i përfshijmë në rutinën e përditshme për të zvogëluar stresin e panevojshëm.

Kopshtari

Kopshtaria është e njohur për përfitimet e saj në shëndetin mendor. Kujdesi për bimët mund të jetë një burim relaksi dhe lehtësimi i stresit. Ekspozimi ndaj diellit, kontakti me tokën dhe lulet është i mjaftueshëm për të ndihmuar të relaksohemi dhe të ndihemi më të qetë.

Organizimi

Procesi i organizimit është shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm që arrini të lironi tensionin por në të njëjtën kohë organizoni dhe bëni hapësirën tuaj ashtu siç dëshironi. Mundohuni të pastroni ambientin tuaj nga gjithçka që nuk ju nevojitet dhe pastaj rregulloni të gjitha sendet sipas mënyrës se sa të rëndësishme janë ato.Kjo ndihmon të akordojmë trurin në një gjendje sistematike, energjike, të cilën mund ta zbatojmë në fusha të tjera të jetës sonë për të arritur qëllimet tona.

Shtrirje dhe frymëmarrje

Merrni disa minuta për të shtrirë trupin tuaj dhe për t’u çlodhur duke marrë frymë thellë. Një aleat në zvogëlimin e stresit është joga, e cila kombinon ushtrimet dhe frymëmarrjen e kontrolluar. Ndërsa frymëmarrja dhe lëvizjet e trupit bëhen më të kontrolluara, truri ndjek të njëjtin model, duke e bërë më të lehtë për ju që të përqendroheni në momentin aktual.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button