Lajme

Kurti: Në nëntor mbledhje e përbashkët mes dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me kreun e qeverisë Edi Rama në Prishtinë, ka zbuluar edhe diskutimet që kanë zhvilluar sot. Kurti tha se do të punojmë për një treg sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Po ashtu ai njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit nëntor do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive. Kuri tha se Gentian Sala është emëruar kooridnator për mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë.

‘E uroj për mandatin e ri. Mandatet i kemi marrë në një kohë me plot sfida përballje me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike janë disa prej sfidave tona. Kosva i gëzohet progresit në Shqipëri. Ne mbetemi në gadishmëri për të realizuar sfidat. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi zhvillim e mirëqenie për zhvillimin e shqiptarëve. Ndërlidhja ndërmjet dy vendeve dhe heqja e barrierave është domosdoshmëri. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik, që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm.

Nëse ka vende ku duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria, kemi besim tek njëra-tjetra. Biseduam për të gjitha fushat për qeverisjen tonë të mirë dhe e shohim si të rëndësishme koordinimin dhe sinkronizimin gjithë andej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve tona të mëparshme. Mbledhja përbashkët në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Duhet të kemi një sekretariat koordinuas për dy vendet. Do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta.’- tha Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button