Lajme

Rama në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është vizita e parë e Ramës në Kosovës, pas fillimit të mandatit të tretë. Ishte kryeministri Albin Kurti që ftoi Ramën dhe ky i fundit pranoi menjëherë ftesën. Në këtë vizitë kryeministri shoqërohet edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Zyra e kryeministrisë në Kosovë ka zbardhur edhe agjendën e takimit. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20,” thuhet në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button