Lajme

Nesër rifillon dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

Lajmin e konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se mbështesin Kosovën dhe Serbinë për de-eskalimin e situatës në veri dhe gjetjen e një zgjidhje për targat.

Mund të konfirmoj se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel të mërkurën“, ka thënë ai.

Prej datës 20 shtator, Kosova ka vendosur reciprocitet të targave ndaj automjeteve serbe që hynë në Kosovë.

Serbët lokal të veriut duke kundërshtuar këtë masë dhe prezencën e Njësive Speciale të Kosovës në këtë zonë kanë bllokuar rrugët drejt kufirit në Jarinë dhe Bërnjak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button