Lajme

Re dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb: Dita nis me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Herë pas herë do ketë prezenc të reshje të pakta të shiut në zonat veriore dhe Lindore NDERSA momente të shkurtra me pika shiu do ketë pjesa tjetër e territorit. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Moti dhe Temperaturat ne disa qytete te Shqiperise!

Kosova
Republika e Kosovës MBETET në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, i cili do të kushtëzojë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë shira afatshkurtër. Parashikohet që në zonat jugore-juglindore rreshjet të jenë në formë rrebeshi. NDERSA përmirësim i kushteve të motit pritet vetëm gjatë mbrëmjes dhe natës.

Maqedonia e Veriut
Zona perëndimore e MV do të dominohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira të pakët në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button