Lajme

Rrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen tre peshkatarët në Dhërmi

DHËRMI
Tre peshkatarë janë shpëtuar në Dhërmi pasi po mbyteshin në det. Mjeti i tyre lundrues po fundosej në ”Gjirin e Gramës” teksa autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje.

Ata tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren masa për transportimin e mjetit të tyre.

NJOFTIMI NGA POLICIA

????Dhërmi, Vlorë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
#FaleminderitPoliciaeShtetit????
#Bashkëmëtësigurt ????

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button