Lajme

Aloe Vera për lëkurën dhe fytyrën, ja si ta përdorni

Përdorimi i Aloe Verës është sugjeruar gjithmonë nga mjekët, pasi ka shumë avantazhe. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës.

Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën. Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

Për lëkurë të thatë; Xheli i aloe verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm. Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë.

Pastrues i lëkurës; Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura është një nga hapat kryesorë të një lëkurë të shëndetshme. Provoni të përzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe të fërkoni lëkurën e fytyrës kur e lani në darkë. Në saj të veçorive shëruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lëkurës si dhe hidratimin e saj.

Përdoreni si një krem ushqyes; Lëreni aloe verën të bëj magjinë e saj gjatë kohës që ju flini. Lyeni fytyrën, qafën dhe duart me xhelin e aloes para se të flini. Kjo bimë nuk ka përmbajtje vajore dhe është delikate me lëkurën teksa depërton shtresat e saj. Kështu mundëson një hidratim rrënjësor të lëkurës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button