Show-Biz

Është askushi për mua”, Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

Dramat’ e Për’puthen dy vazhdojnë edhe jashtë, sidomos të ‘trekëndëshit’ që rrëmbeu vëmendjen maksimale sezonin e kaluar.

Pasi mbaroi Për’puthen, Mevlani dhe Ledjana nuk vazhduan më bashkë dhe sipas kësaj të fundit një nga shkaqet ishte Antonela, e cila gjithmonë e ka mohuar këtë gjë. Madje herën e fundit në emisionin
“Jashtë Loje” Antonela insistoi se shkaku i ndarjes së tyre nuk ishte ajo.

Gjërat midis Antonelës dhe Mevlanit duken se shkuan mirë gjatë gjithë verës. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror. Ama dje ndjekësit e protagonistëve, vendosën re një detaj.
Antonela e hoqi nga lista e “following” Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim.

“Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit.
Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button