Lajme

Korrupsioni me punësimet në Arsim në Dibër, zbardhen përgjimet e SPAK

Operacioni i SPAK, i 2 ditëve më parë në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet, dyshohet se u dekonspirua.

Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut.

Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.

Halit Shehu e Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë SPAK përgjoi telefonat e përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani, i cili u shoqërua dhe u la i lirë.

Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, ndërsa është zbardhur edhe skemën e korrupsionit që këta persona përdorën për një vend pune si mësues në Dibër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button