Lajme

Tentoi të vrasë Edison Begajn, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Arrestohet pas 4 muajsh Mitri Prifti i cili më 29 Maj të këtij viti tentoi të vrasë me armë zjarri Edison Begajn, ngjarje e ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorë.

Shkak i atentatit dyshohet se u bë një përplasje që kishin pasur Begaj dhe Prifti me njëri tjetrin në zonën e Lungomares në Vlorë. Të dy Begaj dhe Prifti janë grindur në një lokal në Lungomare dhe Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë. Dy javë pas atentatit ai u arrestua, ndërsa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai u la i lirë nga Gjykata e Vlorës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button