Lajme

Mister në Rusi, mijëra zogj bien të ngordhur në tokë

Mijëra zogj kanë rënë të ngordhur nga qielli, duke rritur shqetësimin e autoriteteve ruse që po përpiqen të kuptojnë misterin, që disa e kanë cilësuar si “ gripi i shpendëve”, shkruan Mirror.

Është e qartë se këta zogj kanë qenë të sëmurë dhe kanë ngordhur”, tha akademiku Grigory Prokopov i Universitetit Federal të Krimesë. Ai beson se bëhet fjalë për një infeksion viral që godet sistemin nervor të shpendëve.

“Ka shumë mundësi të jetë ndonjë lloj virusi, megjithatë fjala e fundit i takon specialistëve”, tha më tej Prokopov.

Shkencëtarët po hetojnë urgjentisht shkakun e ngordhjes së rreth 7,000 zogjve me qafë të zezë, dhe pulëbardhave. Ekspertët dyshojnë për një infeksion viral por vendasit kanë ngritur shqetësimin se zogjtë mund jenë helmuar si pasojë e tepricës së merkurit në zonë dhe si pasojë kanë ngordhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button