Show-Biz

Vajzat largojnë 3 djem nga “Për’puthen”, kush pritet t’i bashkohet programit

Ditën e sotme në “Për’puthen” ka patur disa ndryshme, ku janë larguar 3 konkurrentë dhe janë prezantuar tre të tjerë.

Disa javë më parë, Bora prezantoi 3 djem që mund të bëheshin pjesë e emisionit, por vendimin për ta do e merrnin publiku dhe vajzat. Artan Shaba, vëllai i Mevlanit, i cili nuk pranohej nga produksioni, pasi pengesë ishte pikërisht fakti se ishte vëllai i një ish-konkurrenti.

Meliku, djali nga Turqia i cili shkoi me vonesë në xhirime dhe u pezullua, ndërsa i treti Dorian Kuka, konkurrenti që u zu me Erin sezonin e kaluar dhe u përjashtua menjëherë.

Të tre janë votuar për të qenë pjesë e programit dhe lajmin e ka dhënë Bora sot. Sakaq, janë larguar tre konkurrentë. Kanë qenë vajzat ato që kanë votuar për largimin e Eklajdit, Landit dhe Redi. Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e nesërme do transmetohet nata e parë e “Për’puthen Prime”, që këtë vit do jetë çdo të shtunë në orën 21:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button