Lajme

Kishin harruar cigaren ndezur në ballkon, pakujdesia djeg apartamentin në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se në katin e tetë të një pallati në qendër të qytetit ka rënë zjarr dhe shkak u bë cigarja e lënë pakujdesisht në ballkon. Sipas informacioneve të para, cigarja e lënë arriti të djegë orenditë shtëpiake në ballkon dhe dritaren e njërës prej dhomave.

Banorët e pallatit pasi kanë parë që dilte tymë nga banesa e katiti 8-të kanë njoftuar zjarrfikësen. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në brendësi të banesës. Ky operacion ka qenë me vështirësi për punonjësit e zjarrfikëses pasi në asnjë pallat nuk ka shkallë emergjence por edhe mjeti zjarrfikëses nuk ka shkallë për të shkuar në lartësi të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button