Lajme

Rikthehen vranësirat por a do ketë reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Republika e Shqipërisë do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që gradualisht vranësirat të përfshijnë të gjithë venin tonë edhe pse nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor–Jugperëndimor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë.

Mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare Gadishulli Iberik, Rajoni i Ballkanit dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe vijojnë me mot të paqëndrueshëm, ku do të ketë rrebeshe të konsiderueshme shiu. Po ashtu, Europa Qendrore paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Republika e Kosovës prej disa ditësh mbetet në ndikimin e vlerave të larta barkie, ku deri në orët e pasdites moti do të jete, kryesisht i kthjellët. Ndërsa, pritet që mbrëmja të shfaqë vranësira te lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës.

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime në një pjesë të mirë të MV, ku vranësira të pakta priten në Verilindje të vendit. Por parashikohet që gradualisht vranësirat kalimtare të përfshijnë gjithë territorin përkohësisht, pasi mbrëmja largon vranësirat nga pjesa më e madhe e MV.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button