Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një firmë në Krujë, plagosen dy punonjës

Një bombol gazi ka shpërthyer në një firmë skrapi në Krujë në pronësi të shtetasit Sh.Sh, ku kanë mbetur të plagosur dy punonjës.

Siç njofton policia si pasojë e zjarrit të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button