Lajme

Transportonte drogë? Çfarë u gjet brenda avionit që u rrëzua në Vermosh

Avioni i dyshimtë i rrëzuar sot në Vermosh rreth orës 09:00 të mëngjesit ende nuk dihet ende se për çfarë është përdorur.

Në një video të filmuar më nga afër shihet që brenda avionit nuk ka asgjë të dyshimtë, por ajo që mund të vihet re me sy të lirë janë vetëm disa bidona. Helikat e avionit janë të thyera dhe ndonëse tentoi të ngrihej disa herë nuk ia ka dalë. Gjatë tentativave për t’u ngritur është përplasur një pemë ku dhe pësoi defekte në strukturë.

Banorët kanë lajmëruar autoritetet sapo e kanë konstatuar avionin. Piloti dhe një person tjetër që mendohet se kanë qenë brenda në avion janë larguar me shpejtësi nga livadhi me një Fuoristradë. Brenda në avion nuk ka asnjë shenjë dalluese për të verifikuar se nga vinte apo kujt i përkiste, çka do të thotë që mund të jetë i paregjistruar ose mund ti jenë fshirë të dhënat.

Për këtë incident të pazakontë ministria e Mbrojtjes, tha se mjeti nuk është i joni dhe se nuk kishin dijeni për këtë fluturim. Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë pistë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur për trafik lëndësh narkotike. Gjithë ky mister pritet të sqarohet nga autoritetet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button