Lajme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shpeshtoj vranësirat në vend por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 – 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të shpejtësise së erës. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe brigjet e Egjeut karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta.

Vijojnë kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë prezente në Kosovë në pjesën e parë të ditës. POR parashikohet që pasditja te sjelle vranësira te cilat gradualisht do të shtohen, duke rrezikuar reshje te pakta shiu ne skajin Veri-veriperëndimor.

Repubika e MV deri në orët e pasdites do të jetë ne mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të zhvillohen në të gjithë vendin, KU gjatë natës prëgjatë kufirit me Shqipërin nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button