Lajme

Dy të vdekur dhe 38 të infektuar, ja situata e Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën si pasojë e Covid-19 dy persona, ndërsa 38 të tjerë rezultuan të infektuar.

05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Në total numri i rasteve aktive është 1.895. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!”, njofton ministria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button