Lajme

Rama nis konsultimin publik me nxënësit dhe studentët në vend

Kryeministri Edi Rama nisi sot nga gjimnazi ‘Ismail Qemali’, konsultimin publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama tha se ky konsultim do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare.

“Përtej strategjisë ky proces na vlen edhe për të adresuar cështje imediate, apo cështje që mund të adresohen në afatmesëm. Do ishte mirë të përfshihen sa më shumë nxënës, edhe kjo përfshirje nuk është e vogël, janë përfaqësues nga tre gjimnaze. Bashkëbisedimi do të vijojë për disa muaj. që të preken të gjithë gjimnazet e Shqipërisë. Do ishte mirë që disa prej jush të angazhohen për të shtrirë më tej këtë bashkëbisedim, kushdo që është i interesuar të na bashkohet. Bashkëbisedimi mund të vijojë me shkrim, të shtrihet edhe te gjimnazistë të tjerë.

E dyta, disa prej pikave që u prekën janë shumë sensitive, të domosdoshme për t’u adresuar. Në disa prej tyre kemi vendosur objektivat tona edhe në programin e ri të qeverisë. Nga domosdoshmëria për të transformuar rrënjësisht mësimin e Informatikës. Jam dakord me shqetësimet që laboratorët lënë për të dëshiruar, nga pikëpamja e cilësisë së dhënies së mësimit. Është e pakuptueshme që informatika të bëhet teorike, e jo në nivel praktik. Teknologjia avancon cdo ditë, plani që kemi për të rivitalizuar hapsirat e informatikës, do jetë efikas, do e vëmë në jetë duke nisur nga viti i ardhshëm. Më shpejt se viti tjetër shkollor.

E treta, ajo që u tha lidhur me laboratorët, është e rëndësishme. Më shqetëson që sic ndodh me informatikën bëhet investimi i parë, blihen kompjuterat e vazhdimësia nuk garanatohet.

E katërta, cështja e këshillimit të karrierës është problem shumë i mprehtë. Më vjen mirë që nuk ëshë konstatim nga lart, e dëgjova te shumica prej jush. Duhet të gjejmë rrugët e duhura për ta bërë sa më atraktiv, ka shumë rëndësi që ky proces të jetë një proces që i rrit nxënësve interesin për të eksploruar veten.

E pesta, ka të bëjë me pjesën ekstrakurikulare, është shumë e dobët në shkollat tona. Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve. Duhet të fuqizojmë shumë programin e arteve e zejeve, po në një sens më të gjerë se muzika, piktura.. për të shkuar te krijimi i mundësive, janë shumë gjëra që mund të përfshihen.

Sa i përket sporteve, organizimi tërësor në shkolla dhe krijimi i një bërthame të mirë organizuar të një lëvizje olimpike, është qëllimi ynë. E kemi kthyer edukimin fizik në shkollë. Sot në shkolla jemi në nivel tjetër, sa i përket klasave e librave, por tani që gjërat bazë janë vendosur bëhen më evidente problemet e cilësisë, që e bën raportin me shkollën shumë më tepër se kaq.

Kjo ndikon më pas në shumë c’ka tjetër që vjen më pas, për atë jam 100% me ju dhe s’ka diskutim.

Me universitetet jemi shumë mbrapa, duhet të bëjmë diplomën të barazvlefshme, që ju mos shkoni jashtë por të gjeni këtu shkollat. Për këtë na duhet kohë e durim, kemi disa hapa por këtu nuk bëhet fjalë për maturantët e sivjetshëm apo të vitit tjetër, sepse do kërkojë kohën e vet edhe ky program.

S’e kam kuptuar akoma që ju detyrojnë të printojnë gjithë kohës letra, do e kuptoj më mirë.” u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button