Lajme

“I duam në BE vendet e Ballkanit Perëndimor”! Mesazhi i Presidentes së KE para nisjes së Samitit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pak para nisjes së samitit Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni, ka dhënë një mesazh .

Von der Leyen tha se vendet e Ballkanit perëndimor i takojnë familjes evropiane.

Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Presidentja e KE.

Kryetarja e Komisionit Evropian ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button