Lajme

Kriza energjetike/ Ahmetaj: Po punojmë për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me kompanitë po punojnë për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike, theksoi zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me kompanitë po punojnë për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike, theksoi zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediet.

Po punojmë për të pasur akses të vazhdueshëm në tregun ndërkombëtar për të blerë energji. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove”, u shpreh Ahmetaj.

E gjithë Evropa është vënë në alarm nga rritja e menjëhershme e çmimit të energjisë.

Konsumatorët janë duke i ndjerë efektet në shumë vende evropiane nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. Ministrat e BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar këtë çështje. Deri më tani Franca, Italia, Greqia dhe Spanja po planifikojnë të lehtësojnë pagesat për familjet në nevojë.

Zyrtarët dhe disa ministra të BE-së theksojnë se rritja e çmimeve është e përkohshme. Çështja e energjisë në BE lidhet edhe me debatet më të ndjeshme sa i takon varësisë nga gazi rus dhe si të vazhdohet me kalimin në energjinë e rinovueshme.

Norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron u rrit në 3.4 për qind në shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button