Kosova

Kurti kritika në samitin e Ballkanit: Shpresoj të marrim njohje edhe nga 5 vendet e BE-së

Teksa ndodhet në Slloveni në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur dëshirën se ky samit ta bëjë Bashkimin Evropian të qëndrojë në thelbin e saj e që është zgjerimi i saj.

Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur KE-ja ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka qenë një padrejtësi e madhe dhe mungesë e drejtësisë për qytetarët e Kosovës. Ne kemi shpresë që ky samit, do ta bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saje ky është zgjerimi i saj, si projekti më i rëndësishëm politik dhe historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. BE-ja duhet të vazhdojë me zgjerim që të jetë Evropë. Gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor janë ato që i mungojnë Bashkimit Evropian të bëhet Evropë. Ne jemi në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë”, ka thënë Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës është shprehur se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërimin nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button