Lajme

Rëndohet situata e Covid-19 në Poloni, qeveria refuzon të rikthejë masat parandaluese

Situata e Covid-19 në Poloni është përkeqësuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se rastet pozitive janë rritur me 70% gjatë një jave, mbi 2 mijë të infektuar në 24 orët e fundit.

Fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të ngadalta gjatë muajve të fundit, ndërsa shumica e personave në zonat rurale jugore dhe lindore hezitojnë të vaksinohen.

Sidoqoftë, qeveria nuk do të rikthejë masat që ka marrë gjatë valëve të mëparshme të pandemisë. Polonia ka regjistruar 2,914,962 raste dhe 75,774 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button