Lajme

Covid-19 “këmbëkryq” te Tirana, 5 futbollistë të infektuar

Covid-19 pushton Tiranën. Marsel Ismajlgeci, Erion Hoxhallari dhe fiziterapisti Arzen Voci janë konfirmuar nga FSHF, pasi dolën pozitivë gjatë testeve të bëra në grumbullimin me kuqezinjtë.

E kuptueshme që shanset që edhe të tjera në kampin bardheblu të ishin të infektuar ishin të madhe dhe kështu është në fakt.

Te Tirana ende nuk kanë dalë me një qëndrim për situatën e krijuar, por në media raportohet se janë gjithsej 7 të infektuar.

Panorama Sport shkruan se Michael Ngoo, Taulant Seferi, Aldi Gjumsi dhe përgatitësi atletik, Kosta Jani, gjithashtu rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Mbetet të shihet se si do të zgjidhet kjo situatë dhe a do të rrezikohet ndeshja e radhës në kampionat me Teutën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button